FTESË
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Projekti Diaspora për Zhvillim, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC në Kosovë dhe i cili zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim IMD me konsulencë të Solidar Suisse, ka identifikuar si çështje shumë të rëndesishme dhe të nevojshme: përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, të cilin synon ta arrijë përmes kontributit dhe shfrytëzimit të potencialit intelektual të profesionistëve shqiptar/kosovar në Diasporë - Zvicër.
Bazuar në rekomandimet e dala nga grupi punues dhe punëtoria e organizuar me këtë temë, Projekti Diaspora për Zhvillim fton të gjithë personelin shëndetësor përfshirë:
Mjek të praksës së përgjithëshme, dentist, kirurg, kardiolog, psikolog, psikiatër, ortoped, infermier/e, teknik laboratorësh, agjent të kompanive të sigurimit shëndetësor, kujdesit shendetësor, shtëpi pleqesh por edhe profesionistë të lamive tjera shendetësore që veprojnë në Zvicër të mbështesin këtë projekt, me njohuritë dhe përvojën e tyre.
Qëllimi final i kësaj thirrje është themelimi i një organizate të profesionistëve shëndetësor që veprojnë në Diasporë. Ata të cilët janë të interesuar dhe kanë dëshirë të shkëmbejnë përvojat e tyre si dhe të kontribuojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, ftohen të aplikojnë në këtë iniciativë.
Për tu bërë pjesë e këtij grupi, të gjithë ju bashkëatdhetarë të interesur, luteni të dërgoni të dhënat tuaja, në adresën elektronike të Projektit Diaspora për Zhvillim - DfD. Të dhëna që kërkohen nga ju duhet të përmbajnë informatat e mëposhtme:
Emrin dhe mbiemrin
Fushën e specializimit/profesionin
Adresën e vendbanimit
Adresën elektronike/e-mail
Numrin e telefonit
Ju njoftojmë që dërgimi i të dhënave si dhe regjistrimi në databazën tonë bëhet deri me datë 31/12/2012, në adresën elektronike info@diaspora-ks.org.
Stafi i Projektit Diaspora për Zhvillim ju falenderon paraprakisht për interesimin tuaj.




















